Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi të kalojë në gjykim çështjen në ngarkim të gjyqtarit të KPA Luan Daci me akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Në një seancë që ka zgjatur më shumë se tre orë, togat e zeza pranuan kërkesën e SPAK për ta marrë të pandehur gjyqtarin e vetingut. Sipas avokatit mbrojtës, gjykata kaloj çështjen në gjykim në kundërshtim me ligjin.

?Gjykata e kaloi për gjykim pa asnjë argument. Nuk ka prova të reja, fakti është shumë i thjeshtë. Një dokument që ne shkruajmë përbën apo jo dokument dhe nëse ka apo jo përmbajtje të falsifikuar. Pastaj aty ka letra pafund që nuk i duhen askujt?.

Referuar hetimeve ka rezultuar se Daci, nuk ka deklaruar një masë administrative të marrë në vitin 1997. Në atë kohë Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka shkarkuar Dacin nga detyra e gjyqtarit, për paaftësi dhe shkelje të ligjit. Është pikërisht kjo shkelje që përbën shkak që Daci mos përmbushë kriteret për të mbajtur statusin e prokurorit ose gjyqtarit dhe për këtë nuk mund të jetë më pjesë e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Në Korrik të këtij viti Kolegji i Posaçëm i Apelimit, vendosi pezullimin nga detyra të gjyqtarit Luan Daci, deri në momentin kur do të ketë një vendim gjyqësor ndaj tij.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/